Gjithë të mirat në një, e përshkruajmë kështu Fjoralba Ponarin moderatoren e bukur të Top Channelit, pasi veçse e bukur ajo është dhe mjaft e talentuar.
Këtë sezon Fjoralbën e kemi parë të punojë përkrah Edi Manushit dhe Nevina Shtyllës në “E diell” në Top Channel si dhe në emisonin e saj “Ora e Tiranës”.
Përveç se si moderatore ajo ushtron edhe profesionit e saj si stomatologe ku është shprehur disa herë se nuk do hiqte dorë kurrë nga ai profesion pavarësisht se punon në televizion.
Nuk mjafton vetëm kaq, ditën e sotme Fjoralba ka postuar në story një foto ku shkruan “Bën pushime bota, goca e babës në krye të detyrës për mirëmbajtjen e hotelit” dhe shihet me leckë në dorë teksa pastron.
Fjoralba poston rrallë herë foto të jetës së saj private dhe familjes së saj duke mos treguar se çfarë pune bëjnë ato, por gjithsesi këto sa thamë më lart janë të mjaftueshme për të vërtetuar shprehjen “gjithë të mirat në një”.

