Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Merrnin me qira në BE ‘Benza’ dhe ‘Audi’ për t’i shitur në Shqipëri, kapen kongolezi dhe afgani mashtrues

16:23 / July 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kongolez dhe një afgan janë arrestuar në kuadër të operacionit ‘Prodhimi i fundit’ pasi akuzohen se merrnin makina të prodhimit të viteve të fundit në vende të ndryshme të BE-së dhe pasi i fusnin në Shqipëri, i shisnin. Operacioni u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Interpol Tirana. Të arrestuarit janë; M. A. 25 vjeç, lindur në Afganistan dhe L. M. 28 vjeç, lindur në Kongo, të dy banues në Angli.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë me anë të mashtrimit merrnin  me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme  në  Angli, Belgjikë dhe Gjermani dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt  nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit dhe më pas mjetet i shisnin në Shqipëri. Nga hetimet u dokumentuan me prova ligjore  dy prej shumë rasteve, konkretisht për një automjet ‘AUDI’ dhe një automjet ‘Benz’ prodhim i 2019-tës. Më datë 18.07.2019 në pikën e Hanit të Hotit afgani ka hyrë dhe trafikuar automjetin tip Audi të marrë në Gjermani, të cilin  e ka shitur në Shqipëri.

Po më datë 24.07.2019, janë  paraqitur për të hyrë në territorin shqiptar sërish afgani duke drejtuar mjetin i shoqëruar nga kongolezi pasagjer në automjetin tip Mercedez-Benz, vit prodhimi i 2019-tës, i cili është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  vijon puna për dokumentimin e plotë të  veprimtarisë së paligjshme të kryer nga këta dy persona. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për  veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.

Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.