Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkollimi i djemve në Angli, apartamente/ Pasuria që fundosi Zaganjorin

20:31 / July 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaganjori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje që kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori të shkarkohet nga detyra, për probleme me pasurinë. Ky vendim u mor pas apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kulaifikimit, i cili e konfirmoi në detyrë Zaganjorin në korrik të 2018. Por Komisioneri Publik e ankimoi këtë vendim te KPA, duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarit. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka thënë se shkaku i ankimimit lidhet me deklarimin e pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Komisioneri Publik u ndal edhe te mungesa e dokumenteve për pagesën e detyrimeve tatimore lidhur me përfitimin e të ardhurave nga qiraja prej vitit 1997 si edhe dhe për kalimin e pronës nga M.H. tek bashkëshortët Zaganjori. “Deklaratat se qiraja para vitit 1999 përdorej për investime dhe kompesimin e bashkëpronarëve për punimet që ata kishin kryer, nuk sjellin risi apo prova,” argumentoi Ballhysa. Ai theksoi se duhet mbajtur parasysh edhe fakti se asnjë prej administratorëve të godinës nuk kishte pronësi të tokës dhe se vetëm në vitin 2001, Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave u ka kthyer truallin. Sipas Komisionerit Publik, kreu i Gjykatës së Lartë nuk ka arritur të provojë se ka mundur të kursejë 2.6 milionë lekë nga një bursë në Gjermani dhe as mënyrën e dërgimit të parave në Shqipëri. “Megjithëse dokumentacioi për bursën është me vulë apostile, mbetet e paprovuar vlera e kursimit 2.6 milionë lekë,” tha Komisioneri, duke shtuar se provat e paraqitura mbeten në nivel deklarativ dhe pa dokumentacion provues. Komisioneri Ballhysa bëri më tej një analizë të të ardhurave të Zaganjorit dhe bashkëshortes së tij deri në vitin 1997 dhe ngriti dyshime se niveli i kursimeve në masën 67% të të ardhurave rezulton të jetë i lartë. Në analizën e provave të reja të paraqitura, Komisioneri theksoi edhe atë që e quajti moskorrespondim të dokumentacionit për blerjen e një apartamenti në Durrës në vitin 2006. Ballhysa i konsideroi të ligjshme të ardhurat nga paga të bashkëshortes së Zaganjorit në vlerën e 16 mijë dollarëve, por shtoi se nuk është provuar që ato të jenë përdorur për kryerjen e pagesës pasi nuk janë tërhequr, duke e konsideruar këtë fakt si deklarim të pasaktë të subjektit. Po ashtu, Ballhysa pretendoi se Zaganjori nuk ka dorëzuar asnjë provë të re për të justifikuar shpenzimet e shkollimit të djemve në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, për të cilat konstatoi edhe mungesë burimesh të ligjshme.kursimet dhe as shpenzimet e kryera”, pohoi Ballhysa.Zaganjori, një ish-diplomat u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2013.

Gjykatës së Lartë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.