Mbase është bërë mani që këngëtaret e njohura shqiptare të takohen me këngëtarët e famshëm latin. Kjo pasi pas Taynës dhe Malumës në Itali, së fundmi është Morena Taraku që ka takuar një tjetër yll latin.
Bëhet fjalë për J Balvin, i cili ka dhënë koncert në Turqi. Ai është takuar me Morenën në një prej restoranteve të Stambollit dhe ka realizuar disa foto dhe video të përbashkëta bashkë me personat e tjerë të ekipit të Morenës ku hyn edhe Liberiani, vëllai i Getoar Selimit, raporton “Prive”.

