Tiffany, vajza e madhe e presidentit amerikan Donald Trump ka zgjedhur të pushojë në Mykonos të Greqisë në shoqërinë e miqvte dhe të dashurit të saj Michael Boulos.
25-vjeçarja u fotografua teksa po relaksohej në ishullin luksoz përkrah njerëzve të saj më të afërt.
Pranë Tiffany u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi i cili u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë e cila tregon për raportet e afërta që ai ka me vajzën e Presidentit të Amerikës. Nga foto duket qartë se ata po kalonin momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.




