Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tetë vjet pas vdekjes së Winehouse, ish-bashkëshorti i këngëtares kërkon një milion funte nga pasuria e saj

20:23 / July 28, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto AmyBlake 3 e1564336670661
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder-Civil, është duke kërkuar një milion funte (1.11 milion euro) nga trashëgimia e saj, tetë vite pas vdekjes tragjike të këngëtares.

Sipas The Sun, ai kërkon një pagesë mujore dhe një shumë të plotë nga pasuria e saj, mirëpo familja e artistes së ndjerë thotë se ai nuk meriton asgjë.

Një burim i afërt me familjen ka thënë se Blake e ka shpenzuar shumicën e pasurisë së Amyt kur ata ishin në lidhje.

“Ai po ashtu e ka kaluar pjesën më të madhe të martesës së tyre në burg, duke sjellë asgjë pos dhimbjes për të gjithë. T’i japësh atij akoma para, do të ishte e tepërt”, ka thënë burimi për tabloidin britanik.

Amy dhe Blake kanë qenë për dy vite të martuar (2007-2009), ndërsa thuhet se për shkurorëzimin e tyre, Winehouse i kishte paguar 250.000 funte (278.000 euro) ish-bashkëshortit të saj.

Në të kaluarën, Fielder-Civil ka pranuar se ai ishte personi që i kishte dhënë heroinë për herë të parë këngëtares së ndjerë.

Kujtojmë që pas problemeve të shumta me alkoolin dhe drogën, Amy Winehouse ndërroi jetë në vitin 2011 (në moshë 27 vjeçare), si pasojë e helmimit me alkool.

Funte kengetares There vjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.