T’u sigurosh fëmijëve lëndët e duhura ushqyese gjatë fazës së tyre të rritjes është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm, veçanërisht të trurit.
Një regjim i pasur në vitamina, minerale, proteina e lëndë të tjera përkthehet në shëndet të plotë, mendje e trup të shëndoshë. Më poshtë, do të listojmë 5 ushqimet më të mira për zhvillimin e trurit të fëmijëve.
Yndyra e gjendur tek nënproduktet e qumështit, si kosi është e nevojshme për shëndetin e trurit dhe ju t’jua jepni me drithëra që janë të pasura me acid folik, e fibra e pak çokollatë të zezë pasi përmban edhe polifenolë të nevojshme për trurin.
Veza përmban sasi të larta të kolinës që luan një rol në zhvillimin e qelizave burimore të memories që. Ta themi thjesht, sa më shumë qeliza në tru, aq më e mirë do të jetë kujtesa.
Perimet apo jeshillëqet si kale apo spinaq janë gjithashtu shumë të pasura në vlera ushqyese për trurin e vogëlushëve pasi promovojnë rritjen e qelizave të trurit. Nxiteni fëmijën tuaj të hanë zarzavate duke i shtuar ato në sallata, omëleta apo tava të pjekura në furrë.
Lëreni fëmijën tuaj të pijë qumësht pa yndyrë pasi është i pasur me vitaminë D, proteina, si dhe fosfor. Kalciumi është gjithashtu thelbësor sepse ndihmon në prodhimin e insulinës dhe për këtë arsye është e rëndësishme që qumështi të shtohet në dietën e fëmijës suaj.
Peshku është një lloj tjetër ushqimi që duhet të shtoni në dietën e fëmijës suaj, pasi përmban omega-3 dhe acide yndyrore esenciale. Omega-3 si dhe proteina e gjetur në mishin e peshkut ndihmon në mbrojtjen e trurit nga humbja e kujtesës.
Këto janë vetëm një pjesë prej ushqimeve për të cilat fëmijët kanë nevojë veçanërisht në fazën e tyre të fëmijërisë.