Shumë e përfolur këto kohë ka qenë moderatorja Arbana Osmani dhe lidhja e saj me Eduart Grishaj.
Nuk ka patur asnjë deklaratë nga ana e atyre rreth kësaj lidhje, por momentet që ato kalojnë bashkë dhe kjo shihet nga rrjetet sociale si dhe komentet që i bëjnë njëri-tjetrit të lënë të kuptojnë se mes tyre ka diçka.
Komenti i fundit që Arbana i ka bërë Eduartit në një foto në Instagram jo vetëm që ka rënë në sy, po edhe ka emocionuar.
“My peace” (Paqja ime), i ka komentuar ajo. Pas këtij komenti nuk ka nevojë për më shumë fakte për të vërtetuar atë çfarë ekziston mes tyre.

