Sekretari për Marrëdhëniet me Median në PS, Alfred Peza nuk i ka kursyer ironitë ndaj presidentit Ilir Meta mbi parashikimin që bëri për tërmetin e fuqishëm, por që u përgënjeshtruar pak orë më vonë nga specialisti grek i fushës. Peza thotë se dita nuk duhet çuar dëm, pa asnjë të qeshur dhe këtë na e mundëson kreu i shtetit.
Statusi i plotë i Pezës:
Menduat se ishte thjeshtë një ceshtje filxhani? Se ishte çështje e faljes së gjynaheve në Kishën e Lacit?
Apo përbetimi për Abaz Aliun? Eshtë shumë më e thellë se kaq. Ilir Meta pasi parashikoi me saktesinë matematikore të Lulit, qametin e 30 Qershorit; bazuar në aftësinë parashikuese të “Circes” Monikë dhe me fantazinë e sjellësit të fatkeqësive Sali, sot ka habitur kupolën e botës shkencore, me aftësitë e tij telepatike. Ka parashikuar një tërmet 30 herë më të fuqishëm, që do na rrafshojë pa nam e pa nishan, të gjithëve ne ballkanasit e gjorë, që nuk zbatuam mësimet e urta e të vyera të Presidentit tonë mendjendritur!
Hajde dhe mos e beso po deshe thënien se “Dita e çuar më dëm nga të gjitha ditët, është ajo që kalon pa asnjë të qeshur!”
