Kreu i shtetit Ilir Meta tha se do të jetë në Shqipëri gjatë muajit gusht për të qenë në shërbim të dialogut, nëse palët kanë vullnetin tha ai. I pyetur nga mediat lidhur me deklaratën e Ramës se është i gatshëm ta ndihmojë kreun e shtetit nëse ia kërkon, Meta dha këtë përgjigje:
“Përsa i takon parametrave të mi janë gjithnjë e në përmirësim, jam gati për majën më të lartë që ka Shqipëria, Korabin, se nuk dua të largohem nga vendi as gjatë muajit gusht për të qenë në shërbim të dialogut nëse ka vullnet nga palët. Nëse ka me dëshirë të na bashkangjitet është e mrekullueshme. E di që ka vështrësi në malet e Tropojës, po në malet e Dibrës më të lehtë e ka. I vetmi shqetësim i imi është 19 tetor, nuk ka datë tjetër dhe këtë datë e kemi marrë me mik që të mos merrnim përgjigje negative në qershor”, tha Meta.
Ai tha se integrimi nuk bëhet me lobingje dhe qoka por janë kriteret e Kopenhagenit, kushtet që duhen plotësuar.
“Siç ka shqiptarë të ndryshëm ka dhe ndërkombëtar të ndryshëm. Për çështjen e integrimit europian jua thashë, nuk organizohet integrimi as me lobingje as meqoka. Janë disa kritere të Kopenhagenit se nuk kanë ndryshuar dhe nuk kanë për të ndryshuar”, tha ai.
