Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish kryetari i PD: Demokratët s’ia falin Bashës. Një “gjeneral” që nuk frymëzon askënd

20:46 / July 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi lëshon kritika të ashpra në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.

Elezi e akuzon Bashën se qëllimisht po çon Partinë Demokratike drejt shpërbërjes, duke nisur që nga reforma territoriale, marrëveshja e 17 majit me Ramën dhe djegia e mandateve para zgjedhjeve të 30 qershorit. I ftuar në studion e “Report Tv”, Elezi tha se Basha dështoi në të gjitha këto momente të rëndësishme.

I pyetur nëse demokratët e Kukësit do ta “lëshojnë” Bashkinë, Elezi tha pavarësisht incidenteve të vogla që mund të ketë, ky proces do të ndodhë.

“Ushtarët s’munden të luftojnë po nuk iu tha gjenerali”, u shpreh Elezi.



Ibsen Elezi

Pjesë nga deklarata:

Është çështje e një grafiku procesi që ndodhi, nuk është se ndodhi rastësisht. Unë nuk e kam ditur diçka të tillë, po shoh grafikun se ku po shkon PD-ja. Ne legalizojmë Lulzim Bashën, një parti pa struktura, pa ide që do lëvizë në mënyrë kaotike. Ajo që u ndërthurr në kuvendin e fundit ishte një parti pa rregulla e pa norma.

Procesi i 30 qershorit lidhet shumë me procesin e para katër viteve, ka qenë reforma territoriale. Atëherë më kanë thënë që ne kemi kapacitetin për të kufizuar të gjithë dëshirën e Edi Ramës për një reformë territoriale të njëanshme. Pastaj bënë një fasadë dhe pa bosht. Bënë kufizimin e bashkive, ndarjen pa kritere. Kjo solli që ne të humbasim shumë terren.

Pastaj erdhi 17 maji, Basha i tha partisë futemi në zgjedhje për tre javë. Unë me gjykimin dashamirës kam thënë që ky njeri nuk i di këto punë, por tani mendoj se ky njeri i bën me qëllim. Kthehemi te 30 qershori, kur ti djeg mandatin, 2 javë kohë ke për të bllokuar gjithë veprimtarinë institucionale, ose ik në shtëpi.

Kuksianët nuk ia falin jo vetëm zotit Basha, por shkalla e përgjegjësisë do të shkojë drejt rritjes. Do të ketë më shumë zëra kundër, është një proces që ndodh natyralisht. Kjo që ka ndodhur në PD, patjetër që do të ketë analizë. Këto janë si kriminelët ordinerë, që dalin e bëjnë krimin por vetëm fundin nuk e llogarisin.

Një demokrat aty e ka pyet dhe i ka thënë çfarë do bësh. Basha nuk ka një strategji që t’u japë përkrahje këtyre. Nëse merr një qëndrim dhe thotë “ne nuk do t’i dorëzojmë”, por ai s’ka qëndrim e as plan.

Mund të ketë përplasje të vogla, por është një proces që do të ndodhë, se nuk munden ushtarët të luftojnë, nëse gjenerali nuk u thotë.

Kukes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.