Melinda Ademi është një ndër këngëtaret e reja shqiptare të rrymës rep, mjaft e johur për diss-et e saj.
Këngëtarja nga Kosova megjithatë ka qenë mjaft hermetike përsa i përket jetës së saj private. Lajme.net bën me dije tashmë që ajo është në një lidhje dashurie.
Madje sipas këtij burimi ajo është e lidhur me menaxherin e kompanisë “Panda”, që menaxhon edhe vetë karrierën e Melindës.
Faton Aliu dhe Melinda Ademi mund të jenë të lidhur bashkë dhe pse nuk e ka konfirmuar asnjë prej tyre, por në rrjetet sociale qarkullojnë foto të tyre bashkë.

