Sot ishte dita e fundit e këtij sezoni për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Autorja dhe moderatorja Dajana Shabani kishte menduar që këtë ditë ta bënte më të veçantë duke prezantuar me vogëlushen e saj Marlena.
Në një emision që transmetohet LIVE nuk mungojnë ndjenjat dhe emocionet e vërteta. Këtë e vërtetoi sërish Dajana Shabani sot, e cila u përlot disa herë në studio.
Në mbyllje të emisionit, moderatorja nuk harroi të falenderonte të gjithë stafin që e shoqëroi gjatë këtyre dy sezoneve në “Ditë e Re”. Ndër të tjera, shtoi se lotët i dedikoheshin karrierës 10-vjeçare, e cila nisi dhe vijoi në RTV Ora.
