Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hashim Thaçi pas dorëheqjes së Haradinajt: I gatshëm për zgjedhje të parakohshme

17:59 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahcim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se është i gatshëm që t’i shpall zgjedhjet e reja, nëse partitë politike nuk janë në gjendje të gjejnë zgjidhje pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit.

Ai citohet të ketë thënë këtë pas një takimi me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ku është diskutuar për gatishmërinë e këtij institucioni për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme.

Në njoftimin e zyrës së presidentit të Kosovës, ai citohet të ketë thënë se “është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme”, ndërsa ka nënvizuar se në përputhje me detyrimin e tij kushtetues do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”,citohet presidenti Thaçi.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se në takim është diskutuar për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet.

“Nuk mund të diskutohet për data pa u shtjerrë të gjitha mundësitë kushtetuese. Ato janë çështje që diskutohen pasi që të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen natyrisht”, tha zonja Daka.

Presidenti i Kosovës i ka dy mundësi për mënyrën se si të vazhdohet më tutje; njëra që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, 45 ditë pas shpërndarjes së parlamentit, apo caktimit të një mandatari të ri për kryeministër nga koalicioni i deritashëm qeverisës.

hashim thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.