Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

ATP nis kompensimin fizik të pronarëve, kush përfiton

18:48 / July 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agjencia e Trajtimit të Pronave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Trajtimit të Pronave nis kompensimin fizik të pronarëve. Përveç fondit 25 milionë lekë janë shpërndarë edhe 56 hektarë tonë në të gjithë vendin. Përfituesit janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë e Fier dhe presin që të marrin kompensimin që prej vitit 1993. Përmes një njoftimi Agjencia e Trajtimit të Pro-nave bën të ditur se aktualisht ka përfunduar shqyrti-min e 11 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar). “Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se: 10 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në VKM nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar) dhe për 1 aplikim, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ”-thuhet në njoftim e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Fondi
Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 25 225 602 lekë. oSipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 563 364.3 m2, (56.3 ha). ATP njofton se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.” Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993-2013 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet. ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar)”-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ATP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.