Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku është vrarë një person me armë zjarri.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë stadiumit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi F.B., 40 vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa pritet sqarimi i mëtejshëm i rrethanave.
Informacion Paraprak
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
