Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB jep alarmin: Po ringjallet ISIS. Janë të gatshëm për kryengritje

15:57 / August 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isis ekstremist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi ekstremist, Shteti Islamik synon të bashkohet sërish për ndonjë kryengritje eventuale, ka thënë një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit.

Qëndrimi i tyre është i bazuar në raportin e OKB-së për grupin ekstremist, në të cilën është thënë se “qendra e tij e gravitetit” gjendet në Irak, aty edhe ku besohet se jeton lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Bghadi. Pas largimit nga Baghuzi në muajin mars, njëherësh bazës së fundit në Siri, udhëheqësia e IS-it tani synon të përgatitet për rikthim, është thënë në raport.

Aty është thënë edhe se ky grup e shfrytëzon “propagandën” për të udhëhequr si “rrjet terrorist global”. Pikëpamje të njejta për IS-in kanë ndarë edhe zyrtarët e inteligjencës amerikane.

Pas mposhtjes së tyre në Baghuz, i dërguari amerikan në Siri, James Jeffery, ka thënë se “ky nuk është fundi i luftimeve”. Duke cituar një raport të Institutit për Studime të Luftës, Zëri i Amerikës ka raportuar se kthimi i IS-it “mund të jetë më i shpejtë dhe më shkatërrues”, se më parë. Aktualisht besohet se 10,000-15,000 luftëtarë mund të jenë në Siri dhe Irak.

Në raport është përmendur edhe se IS-i ka aktualisht të ardhura nga 50 milionë deri në 300 milionë dollarë, mirëpo “ka mungesë fondesh” për të kryer sulme.

Ndërkohë e ardhmja e grupit tjetër militant Al-Kaida nuk dihet pasi lideri i tij, Ayman al-Zawahiri, është raportuar të jetë në “gjendje të keqe dhe ka dyshime se si do të menaxhohet kalimi i kompetencave te dikush tjetër”.

Mediat amerikane kanë raportuar ndërkohë më 31 korrik se Hamza bin Laden, djali i themeluesit të grupit al-Kaida, tashmë është i vdekur.


ekstremist ISIS okb Shteti Islamik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.