Gazetari Artan Hoxha është i bindur se Vangjush Dako do të arrestohet pas vendimit të DASH që e shpalli “non-grata” në SHBA.
Në një postim në Facebook, Hoxha ka publikuar një deklaratë të tij në emisionin “Opinion” në 25 tetor 2018, ku deklaronte se “xhuxh”’ i dosjes 339 do të prangoset shpejt.
“I pata deklaruar live ish-kryebashkiakut te Durrësit, se personi me nofken “xhuxhi” që përmendet në përgjimet e dosjes 339, do të arrestohet, por prokurorët ende nuk e kanë identifikuar saktësisht se kush është ai. Në fakt që nga ajo kohë prokuroria e Krimeve të Rënda ka humbur 9 muaj e gjysmë. Për këtë shkak dy prokurorët e kësaj dosje edhe pse kaluan vetingun në KPK, nuk u renditën në listën fituese të 15 prokurorëve kandidat për Prokurorinë Speciale SPAK”, shkruan Hoxha.

