Humbja në peshë është një sfidë e mjaft njerëzve në botë, duke qenë se obeziteti është bërë një problem botëror tashmë.
Por ajo që duhet të kemi parasysh veç dietave është dhe stili i jetës. Ekzistojnë mjaft pije natyrale që ju ndihmojnë të digjni kalori. Më poshtë keni një prej tyre.
Pija me kastravec, domate dhe selino
Kastraveci është i pasur me fibra ushqyese, e përbërë nga antioksidantë dhe mineralet thelbësore. Lëngu i tij është një përbërës i shkëlqyer për të humbur peshë pa vuajtje.
Përmbajtja e lartë e ujit ka veti diuretike, që ndihmojnë në largimin e lëngjeve të tepërta dhe shmangin ndërhyrjet në metabolizëm.
Ajo që ju duhet është gjysëm kastraveci, dy domate të pjekura, një rrënjë selinoje dhe një gotë ujë.
Pasi ti keni larë mirë vendosini të gjithë përbërësit në frulator, derisa të përfitoni një lëng homogjen.
Ky lëng rekomandohet të pihet esëll në mëngjes, ose gjatë ditës kur ndjeheni të urritur.
