Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Konstituohet këshilli bashkiak Mat, betohet kryetari Agron Malaj

16:48 / August 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67625810 10161162803268504 4728928897507262464 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As në Bashkinë e Matit nuk ndodhi siç ishte parashikuar. Dy ditë më parë vendorët kishin premtuar zhvillimin e mbledhjes së parë të këshillit bashkiak në sallën e bashkisë, ndërkohë gjatë natës së fundit punonjës të administratës kishin vendosur çelsa të tjerë mbi derën e sallës së këshillit.

Rreth orës 09.30 punonjës të Policisë Bashkiake, administratorë të njësive lokale, drejtorë të bashkisë dhe disa militantë ishin tubuar para derës kryesore, duke krijuar një situatë jo normale.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu zhvilloi një takim me kryebashkiakun Nezir Rizvani dhe i kërkoi të zbatonte ligjin për dorëzimin e detyrës. Rizvani është shprehur se do të zbatojë vendimin politik të subjektit që përfaqëson, pra nuk ka pranuar të jetë në ceremoninë e konstituimit të këshillit të ri bashkiak dhe betimin e kryetarit të zgjedhur me 30 qershor, Agron Malaj.

Mbledhje u zhvillua në mjediset e Nënprefekturës së Matit. Nga 21 këshilltarë morën pjesë në mbledhjen e parë 19 këshilltarë, ndërkohë njëri prej tyre u gjet nga komisioni i mandatave në shkelje të ligjit, kishte konflikt interesi.

Më shumica votash u zgjodh kryetare e këshillit bashkiak Mat, Elisa Gjasta dhe anëtarë të këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani, Hasan Pasha dhe Elisa Gjasta. Gjatë mbledhjes kryetari i ri i bashkisë Mat Agron Malaj u betua se do të jetë në shërbim të qytetarëve  matjanëve dhe se do të zbatojë me korrektësi ligjin. Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes nuk kishte protestues para bashkisë dhe kryetari Malaj nisi nga puna në zyrën e tij, i duatrokitur nga dhjetra qytetarë. /tirananews.al/

67977195 10161162802753504 6490165153030471680 n
67676399 10161162801978504 4124276443729362944 n
67478815 10161162801463504 2606357769221046272 n
67562008 10161162698863504 1969941146071203840 n
67602494 10161162801678504 8414665918772150272 n
67798104 10161162803898504 7816499643000291328 n
67690077 10161162698338504 4562942786772402176 n
67948964 10161162698193504 4058623414728916992 n

Agron Malaj bashkia mat bllokon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.