Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjykata hoqi masën, AKU i jep fund debatit, asgjëson 7.6 ton ushqime të skaduara që ribllokoi në Sarandë

21:38 / August 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aku sr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me inspektoratin e mjedisit njofton se kanë asgjësuar pas ribllokimit sasinë rekord të 7,636 kg ushqime të skaduara. Asgjësimi i produkteve u bë në Vollodër, zonë e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë.

AKU-ja e ribllokoi në Sarandë si të palicencuar dhe 7636 kg ushqime të skaduara, pasi Gjykata e zhbllokoi herën e parë. AKU ngriti dyshime mbi vendimin e gjyqtarit Elidon Papazisi pranë Administratives së Gjirokastrës dhe shpejtësinë për të hequr masën e bllokimit duke e vendosur sërish.

Vendimi i gjykatës solli reagime të shumta, mes të tjerave edhe të zv/ kryeministrit Erjon Braçe, ndërsa sot AKU-ja vendosi asgjësimin e produkteve duke e mbyllur historinë.

“Shëndeti dhe interesi i konsumatorëve nuk mund të cenohen nga papërgjegjshmëria e Operatorëve të Biznesit apo strukturave të tjera, ndaj AKU mori të gjitha masat e nevojshme që produktet e skaduara prej vitesh të asgjësoheshin, duke mos kërcënuar më asnjë konsumator, jo vetëm të Sarandës, por edhe më gjerë në vend.

Tashmë, falë bashkëpunimit të frytshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me institucionet e tjera ligjzbatuese, u bë i mundur asgjësimi i produkteve të ribllokuara ditën e djeshme në subjektin “Arben Mehmeti”, duke pastruar kështu tregun nga produkte të cilat përbënin rrezik serioz për Sigurinë Ushqimore” thuhet në njoftimin e AKU-së.

AKU sarande ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.