Ish-kryetarja e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka reaguar pas futjes me forcë në godinë të kryetarit të ri Nuri Belba.
Në një postim në Facebook, Rira shkruan se sot “është dhunuar dhe shkelmuar dera e institucionit, nga pseudokryetari i dalë nga votimet farsë të 30 qershorit”.
Ajo shton se Belba ka qenë nën ndikimin e alkoolit, duke shtuar se zyrtarët e PS kanë ngrënë një drekë para se të shkonin tek bashkia.
POSTIMI I PLOTË
Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit të bashkisë Prrenjas!
Pseudo-Kryetari i dalë nga votimet farsë të 30 Qershorit, me disa persona të tjerë të paautorizuar kanë shkuar në ambjentet e bashkisë pas orarit zyrtar dhë kanë hapur me trapan e shkelma dyert e bashkisë!
Nen ndikimin e alkolit dhe duhmen e rakise, pas drekimit per 6 ore ne nje nga restorantet e zones, Kryetari mësyu ne bashki, duke dhene edhe intervisten e tij te pare çoroditese
Kryetar po të kujtoj se duke shqyer dyert e bashkisë, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra në atë godinë 4 vjet më parë, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As unë dhe asnjë nga ish kryetarët e mëparshëm nuk kanë zbarkuar në atë zyrë në atë mënyrë si Ali Baba dhe 40 hajdutët! Në fund keni treguar se kjo është pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!
Ajo godinë nuk është prona ime por e publikut, e njerëzve! Të gjithë ata që kanë dhunuar dhe shkatërruar pronën publike, do të ndiqen edhe penalisht!