Siç është shprehur edhe më herët kreu i shtetit Ilir Meta do të jetë në Shqipëri me pushime duke bërë ecje në mal. Këtë mëngjes përmes një videojë teksa ndodhet në zonat malore të veriut Meta ka një pyetje për ndërkombëtarët.
“Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?”, thotë Meta.
POSTIMI I METËS
Mirëmëngjes të dashur miq!
Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!
