Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Armina, Anxhela dhe Laura, “dirty dancing” me të njëjtin mashkull

10:10 / August 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
laura anxhela armina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armina Mevlani është një nga bloggeret më të njohura në vend dhe ka arritur të depërtojë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Duke qenë kaq e suksesshme në këtë fushë, Arminës i duhet gjithmonë të tregojë kujdes të veçantë për veten, duke nisur nga pamja e deri te linjat trupore.
Kur flasim për përkujdesje, nuk bëhet fjalë vetëm për fytyrën apo flokët, por edhe për mbajtjen në formë të trupit. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të njohura që zgjedhin të frekuentojnë palestrën për të pasur një fizik me forma perfekte, Armina ka gjetur një tjetër alternativë, që duket sa argëtuese aq edhe me rezultate. Prej kohësh ajo praktikon kërcimin latin dhe duket se kjo gjë e ndihmon shumë në djegien e kalorive, por edhe në perfeksionimin e lëvizjeve. Mevlani ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke kërcyer një salsa së bashku me instruktorin Niko Spiro, ku duken se kanë vërtet kimi. Ajo ka treguar se zgjedh orët e para të mëngjesit për t’u praktikuar dhe mesa duket, kjo është mënyra më e mirë për ta mbajtur trupin në formën e duhur. Përveçse ndihmon për të pasur një trup fit, kërcimi ka dhe shumë benefite të tjera.

Ai ndihmon në shëndetin e zemrës e të mushkërive, rrit fuqinë muskulore, ndihmon në forcimin e kockave, përmirëson balancën e trupit dhe funksionimin e trurit. Për këtë arsye, nuk është keq që të gjithë të fillonit një kurs kërcimi si Armina, apo të praktikoheshit edhe vetë në shtëpi. Por Armina nuk është e vetmja që po dobësohet nga balerini seksi.

Kujtojmë që e para që e zbuloi dhe e mori me vete në skenën e “Kënga Magjike” ishte Laura Nezha, në një “Dirty dancing” shumë mbresëlënës. Pas saj, pranë Nikos u pa këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila pas dobësimit e mori balerinin si aktor në klipin e fundit “Maraz”. Në të gjitha rastet, ai shihet tek kërcen plot pasion pranë vajzave të ekranit, ku nuk mungojnë lëvizjet provokuese. Panorama

  • laura nezha 1
  • laura nezha1
  • armina1
  • armina


Niko Spiro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.