Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

332 “spiunë” në administratën publike. Kanë sinjalizuar mjaft raste korrupsioni

19:55 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç SPAK që pritet të godasë zyrtarët e korruptuar, edhe qytetarët parashikohet të përfshihen si partnerët më të mirë të super-prokurorëve të posaçëm.

Ligji i bilbilfryrësve i hyrë në fuqi në të njëjtën kohë kur u miratua edhe paketa e reformës në drejtësi lë hapësirë të konsiderueshme për publikun që të sinjalizojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat.

Deri më tani në çdo institucion shtetëror janë ngritur në total 166 njësi përgjegjëse tek të cilat çdo punonjës i administratës mund të sinjalizojë rastet e korrupsionit të kolegëve apo eprorëve të tij.

Në të gjitha institucionet ILDKPI deklaron se janë angazhuar 332 nëpunës shtetërorë të cilët janë të detyruar të mbajnë shënim sinjalizimin për veprimet e dyshuara të korrupsionit. Ky është formulari që pas paraqitjes vullnetarisht të një bilbilfryrësi, ai shqyrtohet menjëherë.

Në rast se nëpunësi që tregon shkeljet në institucionin ku punon i rrezikohet puna, atij i afrohet mbrojtje nga hakmarrja . Por avokatja Megi Zonja mendon se administrata stepet për të sinjalizuar praktikat e dyshimta.

“Këta janë skeptikë sepse kanë frikë, cilat do jenë pasojat dhe a do i mbrojë ligji… Do sjell në vëmendje një rast që më erdhi në zyrë: ishte një zotëri i cili kishte marrë statusin e sinjalizuesve dhe brenda administratës së tij kishte vërejtur një shkelje, abuzim me detyrën.

Ai kërkonte interpretimin e ligjit pasi nuk ishte i qartë”, shpjegoi avokatja.

Nga ana tjetër ILDKPI raporton se bilbilfryrësit kanë sinjalizuar raste të shpërdorimit të detyrës pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Insitutit të sigurimeve shoqërore dhe Autoritetit Portual Durrës, raste që me pas janë referuar në prokurori.

Ndërkohë bilbilfryrës pretendojnë shkelje në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe falsifikim dokumentash gjatë procesit.

Nga ana tjetër në një raport vëzhgimi të Komitetit Shqiptar të Helsinkit u vu re se pavarësisht sinjalizimeve nëpër drejtori të ndryshme, asnjë nëpunës nuk ka guxuar të sinjalizojë në 11 ministri. / TCH


ILDKPI Ligji i bilbilfryrësve spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.