Chester “ Chet ” Hanks është djali i aktorit të njohur amerikan Tom Hanks i cili u bë dëshmitar i një përleshje në Antiparos në Greqi, ndërsa ka qenë duke kaluar pushimet verore.
Në një video të ngarkuar në llogarinë e “Chet” në Instagram, një oficer policie në departamentin e policisë në ishull, shihet duke rrahur një turist . Polici nuk ishte në shërbim në atë kohë dhe raportohet se ka ndërhyrë për të mbrojtur një person të tretë që kishte qenë në konflikt me turistin.
Përleshja nisi kur disa të rinj u përpoqën të bënin një mbishkrim në një mur. Pastaj, një punonjës i lokalit doli dhe i vëzhgoi. Të rinjtë reaguan keq dhe në atë moment polici ndërhyri. Njëri nga të miturit dyshohet se ka reaguar me fyerje, ndërsa disa pretendojnë se kanë tentuar të godasin policin, duke bërë që ai të reagojë në këtë mënyrë.
