Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të luftoni strijat duke përdorur aspirinën

20:54 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Strijat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shumë gra të cilat i përshkruajnë strijat si një njollë e keqe e bukurisë së jashtme të një femre. Strijat ose shenjat e shkaktuara në lëkurë nga luhatjet e peshës janë një nga shqetësimet më të mëdha të një gruaje kur vjen puna tek paraqitja e jashtme.

Ka shumë gra të cilat i përshkruajnë strijat si një njollë e keqe e bukurisë së jashtme të një femre.

Rëndom besohet se strijat janë një pasojë e shtatzanisë por e vërteta është se rreth 90 përqind e grave në planet janë përballur me strijat.

Lëkura e njeriut është elastike që do të thotë nëse tërhiqet apo shtendoset arrin të kthehet në gjendjen fillestare.

Në rastin e strijave, lëkura është tepër e shtendosur dhe nuk kthehet dot në gjendjen e mëparshme.

Përveç shtatzanisë, strijat shfaqen edhe si pasojë e luhatjeve të peshës por edhe ndryshimet hormonale.

Strijat mund të shfaqen në pjesën e barkut, shpinës, parakrahut dhe ije.

Përdorimi i aspirinës në lëkurë mund të tingëllojë një ide e çuditshme dhe e padëgjuar, megjithatë aspirina është shumë efikase.

Një prej përbërësve më efikasë të aspirinës është kimikisht i ngjashëm me acidik salicilik.

Për pasojë, aspirina është e dobishme në pastrimin e qelizave të vdekura, zhdukjen e akneve, përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, heqjen e njollave dhe strijave.

Ju mund të shtypni tre kokrra aspirinë deri sa të bëhen pluhur.

Më pas hidhni disa pika ujë dhe përziejini deri sa të formoni një pastë të cilën mund ta vendosni në zonën e strijave dhe ta mbani për 15-20 minuta.

Më pas, lëkurën mund ta lyeni me vaj ulliri i cili është i pasur me antioksidantë, ose lëng limoni i cili falë aciditetit ndihmon në rimëkëmbjen e lëkurës.

Këtë trajtim mund ta përsërisni rregullisht që të vëreni përmirësim në paraqitjen e lëkurës.

Një kurë tjetër natyrale kundër strijave është e bardha e vezës.

Ajo është shumë e pasur me amino acide dhe proteina.

Ju mund të lyeni lëkurën e prekur nga strijat me të bardhën e vezës dhe ta mbani maskën për disa minuta deri sa të thahet.

Gjithmonë pas përdorimeve të maskave të tilla, nuk duhet të harroni të lyeni lëkurën me vaj ulliri./AgroWeb.org

aspirinën strijat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.