Televizionet ku punojnë mund të jenë në ‘luftë’ me tyre por moderatorët e njohur janë mëse miq. Këtë na ka treguar Arbana Osmani përmes një Instastory.
Ajo ndodhet për drekë në Gjirin e Lalzit me moderatorin e njohur të Tv Klan, Ardit Gjebrea dhe familjen e tij. “Drekë e bukur me një familje të bukur” shkruan Arbana, ku në krye të tavolinës qëndron Ana, vajza e çiftit Gjebrea.
Miqësia mes tyre duket se është e fortë, por nuk e dimë nëse është folur për ndonjë projekt në të ardhmen. Këtë ia lëmë kohës.

