Një trafikant droge në Brazil është përpjekur të arratiste nga burgu duke u bërë si vajza e tij 19-vjeçare. Autoritetet e Rio de Janeiro kanë publikuar një video ku tregohet 42-vjeçari Clauvino da Silva, i maskuar tërësisht me maskë silikoni dhe me rroba femrash teksa i heq maskimet një e nga një.
Zyrtarët thonë se mund të akuzohet edhe vajza e tij se e ka ndihmuar të arratiset. Ata thonë se 19-vjeçarja kishte ardhur të vizitonte të atin, i njohur me nofkën Bangu 3, në Rio de Janeiro ku po vuan dënimin me 73 vjet dhe 10 muaj. Plani ishte që ai të arratisej dhe të linte në qeli në vend të tij të bijën.
Por mesa duket ndryshimi nuk i bëri punë, pasi e tradhtoi sjellja e tij nervoze.
Ky nuk është rasti i parë që të burgosurit, kryesisht trafikant droge, përpiqen të arratisen. Vitin e shkuar një peruan, la vëllain e tij binjakë në qeli të vuante dënimin. Teksa autoritetet nuk e kuptuan kur u bë shkëmbimi. Trafikanti u arrestua më pas një vit pas arratisjes.
