Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si po përdor krimi i organizuar mesazhet e koduara, zbulohet raporti i SHISH për trafikun e lëndëve narkotike dhe korrupsionin

19:09 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shish institucioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar për herë të parë raportin e punës, të vitit 2018, duke evidentuar dhe rreziqet që i kanosen vendit.  Një nga pikat lidhet edhe me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike, korrupsionin dhe krimet në ekonomi. Sipas SHISH, lufta kundër krimit të organizuar, organizatave, grupeve dhe individëve të përfshirë në aktivitet të krimit të organizuar në përgjithësi, dhe atyre në fushën e kul tivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në veçanti, është përparësi kryesore e qeverisë dhe e agjencive ligjzbatuese. Si e tillë, ajo përbën një nga fokuset kryesore dhe është objekt i punës së SHISH-it, për shkak të ndikimit negativ në zhvillimin ekonomik, pasojave sociale dhe cenimit të sig urisë kombëtare. Shërbimi ynë bashkëpunon ngushtë në këtë drejtim edhe me shërbimet inteligjente partnere. “SHISH-i vlerëson se, struktura të tilla kriminale janë agresive, kanë prirje për zgjerim dhe përshtatshmëri, për të shmangur masat e shtuara të agjencive të zbatimit të ligjit, përdorim të teknologjisë, komunikimeve të koduara, dokumenteve të falsifikuara, identiteteve të ndryshme, etj. SHISH-i përfaqësohet në Task Forcën Qendrore Ndërinstitucionale “Forca e Ligjit”, e ngritur për goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë. Falë kontributit të SHISH-it në TFQ “Forca e Ligjit”, janë realizuar operacione, të cilat kanë arritur ndërprerjen e veprimtarisë anti-ligjore që kryenin këto grupe kriminale. Goditja dhe ndjekja e kësaj veprimtarie kriminale është shoqëruar edhe me fokus të evidentimit dhe sekuestrimit të pasurive e parave të gjenerura nga kjo veprimtari kriminale”, thuhet në raport. SHISH-i gjithashtu mbledh informacion mbi trafikimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse, si dhe mbi veprimtaritë e individëve dhe organizatave të përfshira në prodhimin, trafikimin apo përdorimin e tyre për qëllime kriminale dhe terroriste. “Emigracioni i paligjshëm dhe trafiku i qenieve njerëzore janë, po ashtu, objekt i veprimtarisë së SHISH-it. SHISH-i mbledh informacion, bashkëpunon ngushtë dhe mbështet organet përgjegjëse shtetërore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në drejtimin kundër korrupsionit dhe krimeve në ekonomi. Veprimtaria e SHISH-it në këto fusha është e përqendruar në dukuritë e korrupsionit në nivele të larta në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, në evazionin fiskal në përmasa të mëdha dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit, në veprimtarinë e grupeve dhe organizatave të përfshira në pastrimin e parave dhe produktit kriminal, etj”, theksohet më tej në raport. / tirananews.al

Droge shish
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.