Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

ATP, si përfitojnë kompensim fizik 37 mijë pronarë

19:12 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agjencia e Trajtimit të Pronave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë ish-pronarët që presin kompensimin nga Agjencia e Trajtimit të Pronave mund të marrin pjesë në ankandet që do të zhvillohen nga agjencia për shpërndarjen e fondit fizik. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës, pavarësisht rendit kronologjik. Nëse vendimi përfundimtar që aplikon për ankand nuk është i vlerësuar financiarisht, ATP-ja procedon me vlerësimin financiar të këtij vendimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij.

Njoftimi
Agjencia e Trajtimit të Pronave bën njoftimin publik për kryerjen e ankandit në faqen e saj të internetit, në buletinin e njoftimeve zyrtare dhe sipas rastit, në një nga gazetat me shpërndarje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Njoftimi do të përmbajë vendndodhjen e pronës, karakteristikat e pronës, të dhënat identifikuese të pasurisë (zonë kadastrale, numër pasurie), vlerën e pronës, afatin e dorëzimit të ofertave dhe vendin ku depozitohen ato. Procedura që do të ndiqet në fazën e parë të ankandit do të jetë ajo me përzgjedhje të blerësve. Kandidatët (subjektet që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi) aplikojnë pranë ATP-së brenda 20 ditëve nga dita e shpalljes së ankandit. ATP-ja brenda një afati kohor prej 10 ditësh nga dita e hapjes së ofertave përcakton fituesin në mbështetje të kritereve të çmimit më të lartë të ofruar. Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet dy herë radhazi për subjektet që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi, atëherë ATP-ja bën një ankand publik me procedurë të hapur për shitjen e kësaj prone, duke njoftuar çdo palë të interesuar për të marrë pjesë në ankand.

Kompensimi fizik, dokumentet

1. Kërkesa për kompensim financiar/fizik.
2. Konfirmim nga ZVRPP-ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimtar i vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore.
3. Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve.
4. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët.
5. Vërtetim numri llogarie.
6. Vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore.
7. Dokument identifikimi.
8. Mandat pagese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.