Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vendi i lindjes së Hitlerit: Mbyllet më në fund beteja ligjore

22:00 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hitleri 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beteja shumëvjeçare për godinën, ku ka lindur Hitleri, më në fund ka mbaruar, njoftoi të hënën (05.08) Ministria e Brendshme e Austrisë. Gjyka e Lartë austraike ka vendosur në anë të shtetit duke lënë shumën fillestare të ofruar prej saj pёr kompensimin e ish-pronarëve të godinës.

Hitleri ka lindur në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit me Gjermaninë në vitin 1889. Pasi nazistët erdhën në pushtet shtëpia u ble nga partia dhe u pёrdor si një lloj qendre, kulti fashist. Pas luftës ajo iu kthye pronarëve fillestarë dhe u bë një herë bibliotekë, më pas shkollë teknike dhe më pas qendër kujdesi për njerëzit me aftёsi tё kufizuara. 

Godina kishte mbetur e abandonuar prej pesë vitesh, qëkur Parlamenti austriak votoi marrjen e pronës me qëllim që të parandalohej kthimi i saj në një vend peligrinazhi për neonazistët. Pronares Gerlinde Pommer iu akorduan  si kompensim 810.000 Euro.

Megjithatë njё gjykatë në qytetin e Ried-it vendosi, qё Pommer duhej dëmshpërblyer më shumë, duke e vlerësuar kompensimin për të me 1,5 milionë Euro. Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë rajonale në Linz dhe të hënën Gjykata e Lartë e vendit në Vjenë e gjeti të drejtë vendimin e gjykatësve të Linz-it.

Qeveria austriake po konsideron ndërkohë plane që ose ta shembi godinën, ose ta ndryshojë atë tërësisht që të mos ketë asgjë tё përbashkët me pamjen e saj të dikurshme. Një konkurs arkitekturor do të organizohet për të përcaktuar të ardhmen e saktë të godinës.

Ministri Brendshëm Ëolfgang Peschorn tha, se kjo “do të parandalojë çdo lloj aktiviteti rinovimi të Partisë Nacional-Socialiste”.

hitleri

beteja ligjore vendlindja e hitlerit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.