Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shqipërisë i vjen pleqëria, 65-vjeçarët sa gjysma e popullsisë në moshë pune deri më 2050

07:58 / August 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensioniste 1506146484 6874008
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skenar i Bankës Botërore mbi projeksionet e popullsisë së Shqipërisë në tri dekadat në vijim tregon se vendit po i vjen pleqëria në mënyrë jo të natyrshme.
Popullsia mbi 60 vjeç pritet të rritet shumë shpejt duke arritur sa 45% e popullsisë në moshë pune, 15-65 vjeç.

Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Banka Botërore parashikon se deri në vitin 2050, pensionistët do të jenë sa gjysma e popullsisë në moshë pune. Por, duke qenë se jo e gjithë popullsia në moshë pune punon, me shumë gjasa, numri i pensionistëve do t’i afrohet numrit të personave që punojnë. Ky tranzicion demografik në të cilin është futur vendi, lajmëron vështirësi për skemën e pensioneve në një periudhë jo të largët.

Projeksionet e Bankës Botërore përfshijnë zhvillimet nga viti 1967 dhe parashikime deri më 2050. Siç shihet edhe nga grafiku bashkëngjitur, raporti i varësisë ndaj të moshuarve në vitet 1970 ka qenë vetëm 8% dhe ka qëndruar në këto nivele deri në vitet 1990. Por me ndryshimin e regjimit komunist, popullsia e vendit u përfshi në tranzicion, me lëvizje të shumta të popullsisë brenda dhe jashtë vendit dhe mbi të gjitha, me rënie të numrit të lindjeve. Raporti i varësisë për moshat e vjetra arriti në mbi 20% vitin e kaluar, duke u rritur më shumë se parashikimet.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989.
Praktikat e vendeve të tjera që kanë kaluar tranzicione të ngjashme të popullsisë, kanë vërtetuar se konsumi udhëhiqet nga moshat e reja. Në kohën e “babyboomers” pas Luftës së Dytë Botërore, për fëmijët 0-14 vjeç në SHBA u shpenzuan 400 miliardë dollarë më shumë se për grupmoshat e tjera. Ndryshimi i popullsisë në favor të moshave të vjetra nuk është lajm i mirë për kompanitë e teknologjisë që kanë konsumatorë pararojë të rinjtë./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.