Miqësia e tyre dihet, por se do të kishte një bashkëpunim të ri mes tyre nuk na e kishin thënë. Në fakt Ermal Fejzullahu në fund të korrikut na tha se e ka gati një bashkëpunim të ri, por pa na e zbuluar se me kë. Ja pra, që bashkëpunimi paska qenë mes dy miqve të ngushtë, atij dhe Ledri Vulës.
Lexo edhe- Pas suksesit të “Tela”, Ermal Fejzullahu ka gati bashkëpunimin e ri. Por me kë?
Këtë herë ka qenë reperi që ka publikuar një fragment të klipit të tyre teksa të dy djemtë janë filmuar nga pas duke ecur.
Titulli i këngës nuk dihet ende dhe as data e publikimit, por jemi të sigurtë se do të kenë majft sukses.
Kujtojmë se vetëm një muaj më parë dy djemtë sollën projekte të reja. Ledri publikoi këngën e tij “MEM”, ndërsa Ermali solli bashkëpunimin me Kidën të titulluar “Tela”.
