Që prej daljes së lajmit për ndarjen e Keisit dhe Stresit vëmendja në profilet e tyre në rrjetet sociale është më e madhe. Një ditë më parë Stresi bëri privat profilin e tij në Instagram, ndërkohë që asnjë prej të dyve nuk ka sqaruar asgjë për ndarjen.
Lajmi i fundit është se Kejsi iku drejt Kanadasë, por në aeroport nuk u përcoll prej tij, ose të paktën në rrjetet sociale nuk doli diçka e tillë.
Bukuroshja ka bërë mjaft kuriozë ndjekësit e saj me disa postime domethënëse.
“Gjërat do të bëhen më mirë! Mund të ketë stuhi tani, por nuk mund të bjerë shi përgjithmonë!”, shkruan Kejsi.
Nëse janë të vërteta fjalët për ndarjen, atëherë Keisi po jeton vërtet një periudhë të vështirë për momentin. Më pas ajo bën një bashkëbisedim me ndjekësit mbi temën: “Beso që jeta po të jep ekzaktëshit atë për të cilën ke nevojë!”
Keisi u përgjigjet shumë pyetjeve, por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me Stresin edhe pse besojmë se nuk kanë munguar pyetje të tilla në mesazhet drejtuar asaj. Ajo lutet për veten dhe njerëzit që do, që të kenë shëndet, lumturi dhe paqe.

Kujtojmë se këtë verë, Stresi dhe Keisi kishin planifikuar të bënin një dasmë të madhe, megjithatë planet kanë mbetur ende vetëm fjalë! Vallë çdo të ndodhë me ta?!
