Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: 30 qershori, varreza politike e Edi Ramës

11:30 / August 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha divjake
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar takimet me simpatizantët demokratë të Divjakës ku tha se 30 qershori është varreza politik e Edi Ramës dhe se nuk mund të ketë drejtësi me të kryeministër.

““Pranga për politikanët që vodhën zgjedhjet me krimin, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale. Nuk ka drejtësi me Ramën kryeministër”, tha ai.

Kështu u shpreh kreu i opozitës nga Divjaka ku nënvizoi se nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, 30 qershori është një proces nul dhe kriminal.

“Një proces që është nul dhe kriminal nuk mund të prodhojë asgjë të ligjshme. Shumica dërrmuese e refuzoi dhe shumë nga ata që detyroi me forcë, iu përgjigjën duke i bërë votat të pavlefshme. Vlora 14%, Berati 14%, Durrësi 13.5%, Korça 14%, Shkodra 6%. Refuzimi popullor ka qenë plebishitar. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës.”- theksoi lideri i PD.

Përsa i përket mënyrës sesi zgjidhet kriza politike, lideri i opozitës ishte shumë i qartë.

“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është “prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat”. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.” – vuri në dukje Basha, i cili u shpreh i vendosur për ta çuar betejën deri në fund.

“Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.”- theksoi kreu i opozitës në takimin me demokratët e Divjakës.

Pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe shpalosja e alternativës, bashkë me njerezit, në mënyrë që, siç u shpreh kreu i opozitës “shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim, ta kthejmë në një mazhorancë qeverisëse”.

Me tej Basha tha se shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, sepse gjendja ekonomike nuk ka qenë kaq e rëndë në dy dekada, për shkak të projektit të Edi Ramës për grabitjen e vendit. “Rama dhe banda e tij prej gjashtë vitesh kanë vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, të taksave dhe pasurive publike të vendit. Oligarkia dhe monopolet kanë shkatërruar tregun. Çmimi më i lartë i energjisë dhe naftës, papunësia e lartë, falimentimi është shtrire kudo.”- tha ai.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.