Dajana Shabani, moderatorja prej dy vitesh e emisionit të mëngjesit në Tv Ora Nevvs ka reaguar sërish lidhur me zëvendësimin e saj dhe Besit nga dyshja Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli.
Në një status të gjatë Dajana bën të ditur se ka qenë një vendim i saj largimi nga emisioni, pasi siç thotë ajo do të largohet nga Shqipëria. Por ndërkohë ka dhe dy fjalë për pasuesin e saj. Ajo thotë se ka qenë Dajana urë lidhëse për Kelvin, e meqë ai nuk e falenderoi, Dajana falenderon veten për këtë.
“Vendimi IM per largimin nga emisioni,(per jashte Shqiperie),”shkriu” te gjithe grupin e emisionit Dite e Re! Duke falenderuar pafund Besmir Metanin dhe Hermes Nikajn qe ishin me mua ne keto 2 sezone, e ndjeva te domosdoshem kete sqarim, per shkak te portaleve dhe komenteve se u “zevendesuam ” Kam shkuar ne opera 11 vjec, libri i pare filozofik “Keshtu foli Zarathustra” eshte lexuar kur une kam qene vetem 14 vjec,kam qene nje nxenese shume e mire, kam udhetuar me 40 vende etj etj, por keto nuk i interesojne fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka, dhe as atij ne zyre ne qender te Tiranes, sepse ne zgjodhem te vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e percjelle ate me te qeshura pafund! Kete e vendosem ne! ASKUSH NUK NA KA ZEVENDESUAR, dhe mendoj se kam bere nje pune te mire duke u bere “ure lidhese” edhe per Kelvi Kadillin (meqe nuk me falenderoi, po e falenderoj veten) Jeni shumeeee te mire te gjitheeee Flm per SMS e pafundme”- ka shkruar Dajana.
Ajo thotë se do të largohet nga Shqipëria, po pa dhënë detaje të tjera, nëse ky largim do të jetë përfundimtar apo Dajanën mund ta shohim në ndonjë tjetër projekt.

