Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Rama dhe mafia kroate përfitojnë 10 mln euro me programin e ri elektronik të fiskalizimit

17:24 / August 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha divjake
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me aksionin antiinformalitet që ajo ka ndërmarrë sëfundmi.

Sipas Bashës qeveria po dhunon bizneset me gjoba dhe se sekuestrimet kundër sipërmarrjeve të vogla po bëhen për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë.

Më pas Basha ka hedhur akuza edhe ndaj risisë së fiskalizimit që do të bëhet gjithçka me anë të aplikacionit online duke thënë se në këtë mes është futur mafia kroate. Sipas pretendimeve të Bashës, mafia kroate dhe familjarët e kryeministrit Edi Rama do të përfitojnë 10 milionë euro në vit nga shitja e programit elektronik te bizneset.

Kujtojmë se aksioni anti-informalitet, që vijon prej fillimit të muajit korrik, po ndëshkon me gjoba e deri mbyllje të gjitha bizneset që abuzojnë.

Mesazhi i plotë:

Hajduti Psiqik – Mafia Kroate – Vëllai në mes! Tani të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë.

Tenderi 15 milion euro i paracaktuar për miqtë e mafias kroate dhe familjarët e Hajdutit Psiqik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe Hajduti Psiqik do të fitojë 10 milion euro në vit nga shitja e programit elektronik tek bizneset. Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e Hajdutit Psiqik: që t’u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafias kroate në janar kur hyn në fuqi detyrimi.

Në janar miqtë e mafias kroate në ortakëri me familjarët e Hajduti Psiqik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. Praktikisht miqtë e mafias kroate, Hajduti Psiqik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin.

Hajduti Psiqik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

Lulzim Basha mafia kroate programi fiskal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.