Një shqiptar i arratisur në Itali që nga viti 2015 u arrestua në një hotel në Monterosso, ku po kalonte pushimet me të dashurën. B.A. ishte dënuar në Itali për vjedhje, tregtim droge dhe plaçkitje. Veprimtarinë e tij kriminale e ushtronte në Milano. Ai kurrë nuk ishte paraqitur në gjykatë dhe policia italiane kishte humbur gjurmët e tij.
Sipas medias italiane shqiptari mendonte se 4 vite do të mjaftonin që ai të harrohej. I arratisuri u gjurmua nga kartat e përdoruara në hotelet në të cilat ai po kalonte pushimet me të dashurën. Pas verifikimeve të mëtejshme policia italiane e gjeti dhe e bllokoi në mes të fshatit turistik Cinque Terre. Ai u bëri rezistencë duke u thënë:”Unë isha i sigurt se nuk do të më gjenit.”
