Shumëkush ka dëshirën që të kalojë pushimet në SHBA, e për këtë ambasada amerikane ka një njoftim për të gjithë të interesuarit.
Në një postim në rrjetet sociale ambasada thotë se qytetarët janë të lirë të pyesin për vizë turistike dhe të marrin çdo lloj informacioni dhe përgjigje.
“Po planifikoni të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara për pushime? Unë jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni rreth aplikimit për vizë turistike! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e ambasadës”, thotë ambasada.
