Bojken Lako ka muguar për disa kohë në projekte televizive teksa bëhet e ditur se tashmë në shtator do e shohim në një emision të përditshëm në ekran.
Kanë qenë vetë dy moderatorët e rinj të emisionit të mëngjesit në Ora News, Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu që kanë zbuluar surprizën me anë të një postimi në Instagram, ku Boku, siç e njohin të gjithë do të jetë regjisori.
Bojken Lako është një nga themeluesit kryesorë të “Top Albania Radio” dhe programeve muzikore në Top Channel. Ai është autor dhe regjizor i programeve/festivaleve televizive dhe jo vetëm, si përshembull : Top Fest, Top Select, Promo Zone, Bulza, Tirana Art Fest.