Kukësi luajti sot miqësoren e dytë në tokën turke. Verilindorët janë duke zhvilluar fazën përgatitore të dimrit, para se të rikthehet për të vijuar me gjysmën e dytë të sezonit. Kukësi u përball me skuadrën ruse të Rostovit, në një sfidë të luftuar, por që u mbyll në barazim 1-1, me dy golat e shënuar që në pjesën e parë të takimit.
Për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu, shënoi sulmuesi anësor durrsak, Arbër Çyrbja, ndërsa Kukësi “kthen faqen”, pas humbjes në miqësoren e parë me rezultatin 2-1 përballë Basaksehirit.
Vlen të theksohet se në formacionin e Kukësit luajtën nga minuta e parë edhe dy afrimet e bujshme të merkatos së janarit, Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca.
