Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush janë 116 shqiptarët më të rrezikshëm të kërkuar nga Interpol

20:55 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Interpoli1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka 116 persona të akuzuar për krime të ndryshme të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas të dhënave zyrtare të Interpol, vendi ynë ka numrin më të lartë të këtyre personave krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre 116 personave, rezultojnë të jenë shpallur në kërkim ndërkombëtar jo vetëm për llogari të vendit tonë, por edhe të vende të tjera ku ata dyshohet se kanë kryer krime.

Në listën e Interpol, Shqipëria kryeson të gjithë vendet e tjera të Europës, duke qenë pas Bosnjes me 99 persona të shpallur në kërkim, Bullgarisë me 50 persona, Rumanisë me 48 dhe Francës me 28 persona në kërkim. Vendet e tjera vazhdojnë të listohen me më pak.

Tre shtete europiane, siç janë Islanda, Irlanda dhe Luksemburgu rezultojnë me nga vetëm 1 person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Çdo person i listuar në faqen e Interpol, ka një njoftim të kuq shoqëruar me foton, e cila sipas kësaj organizate, është një kërkesë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën, për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstardimit, dorëzimit ose një veprimi juridik i ngjashëm.

Një tjetër listë me persona të shpallur në kërkim, është ajo e policisë së shtetit shqiptar, me rreth 690 persona, mbi të cilët rëndojnë akuza për krime të ndryshme, nga vjedhjet e deri të vrasjet.

Së fundmi, zyra në Tiranë e Interpol, në bashkëpunim më Interpolin gjerman, vunë në pranga Byniamin Hajron. 56 vjeçari Hajro, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai është shpallur fajtor pasi në vitin 1998 kishte rrëmbyer dhe vrarë dy persona.

Për shkak të vështirësisë që policia ka hasur në identifikimin dhe vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim, shpesh i është kërkuar ndihmë edhe qytetarëve, nëpërmjet publikimi të listave dhe fotove të këtyre personave edhe në rrjetet sociale. Një pjesë e tyre rezultojnë të jenë edhe pa foto, ç’ka identifikimin e bën edhe më të vështirë duke pasur vetëm gjeneralitetet. / TCH

Droge Interpoli Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.