Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Partia Demokratike në zi, humb jetën një nga themeluesit, Basha : Frymëzim që të fitojmë luftën me të keqen

21:42 / August 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha lulzim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga nismëtarët e Partisë Demokratike në vitin 1990 kur ra dhe regjimi komunist, i përndjekur për shumë vite nga diktatura e Hoxhës, ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për Sherif Kaloshin. Për humbjen e njërit prej themeluesve të së djathtës në vend ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Basha ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimet e tij më të larta për figurën e Sherif Kaloshit dhe kontributit të tij të pashoq në selinë blu. 

Postimi i Lulzim Bashës:

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të Sherif Kaloshit, njërit nga kontributorët më të mëdhenj në përpjekjen vigane të qeverisë së parë demokratike të Shqipërisë për rehabilitimin, integrimin e më vonë edhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sherif Kaloshi e kaloi rininë dhe një pjesë të madhe të jetës së tij në internim, në kampet e përqendrimit të diktaturës, nga Tepelena e deri në Lushnje, ashtu si i gjithë fisi i Kaloshëve, i cili mund të renditet ndër fiset më të persekutuara nga regjimi komunist. Vetë Sherifi mban një rekord të rëndë persekutimi, pasi ai e përjetoi internimin që kur ishte fëmijë në vitin 1945 dhe rënia e komunizmit në vitin 1990 e gjeti sërish në internim.

1990-a e gjeti pinjollin e familjes së madhe patriotike të Kaloshëve të Dibrës, në Gradishtë të Lushnjes dhe ai u angazhua aty ku e kishte vendin një bir i Kaloshëve, në themelimin e degës së Partisë Demokratike të Lushnjes.

Me fitoren e qeverisë së parë demokratike, Sherif Kaloshi dha një kontribut të çmuar për integrimin e të përndjekurve politikë në shoqëri. Nga 1994-a deri në 1997-n ai drejtoi Komitetin e të Përndjekurve Politikë, një strukturë shtetërore që ngriti gjithë korpusin ligjor që shërbeu më pas për vënien në zbatim të Statusit të ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga Sistemi Komunist, si dhe për dhënien e Kompensimit Pasuror. Nën drejtimin e Kaloshit, Komiteti kreu një punë mjaft voluminoze, në grumbullimin e dokumentacioneve të kësaj shtrese, si dhe përfundoi shpërndarjen e plotë të statuseve, por ky kontribut u ndërpre në mënyrë kriminale nga një qeveri që erdhi në pushtet me armë dhe me filozofinë e restaurimit të luftës së klasave.

Familjes Kaloshi iu desh t’i paguante këtij vendi një tribut edhe në demokraci dhe nipi i Sherifit, Bujar Kaloshi, një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, u vra në 1996-n nga bandat që më vonë drejtuan rebelimin e armatosur të 1997-s.

Largimi i Sherif Kaloshit na lë dhimbjen, por edhe detyrimin se angazhimi i Sherifit dhe i gjithë fisit Kaloshi që shqiptarët më në fund të jenë zot të fateve të veta, që të jenë të lirë të zgjedhin, të zgjidhen, të qeverisin e të largojnë ata që qeverisin keq, nuk do të lihet në mes. Simbole të qëndresës si Sherif Kaloshi janë një trashëgimi që na jep forcë, janë pjesë e historisë së lavdishme të Partisë Demokratike, por ato janë edhe garanci se ne do ta fitojmë betejën, për të drejtën pa kompromis me të keqen.

U prehtë në paqe!


Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.