Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edi Rama për Euronews: Vendimarrja e Këshillit të Europës varet nga politikat e brendshme të vendeve anëtare

22:11 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euronews
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median prestigjioze europiane, Euroneës, duke theksuar rolin e Këshillit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas kryeministrit Rama, Këshilli nuk bazohet shumë në atë se çfarë veprash bëjnë qeveritë e vendeve si Shqipëria, por në situatat dhe dinamikat e politikave të brendshme të shteteve anëtare të BE.

‘Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit të Europës nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në ato që bëjnë vendet si ne, por në situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike në shtete të ndryshme anëtare’ tha për Euronews kryeministri Rama.

Një vëzhgimi i ri tregoi se opinioni publik evropian ishte kundër kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE dhe futjen e fqinjëve të rinj në Union, për shkak të frikës nga dyndjet e emigracionit të huaj, të cilët janë rritur që prej Bullgaria, Rumania dhe Kroacia iu bashkuan BE-së.

Përtej opinionit publik, ka ende shumë pengesa për tu kapërcyer përpara se vende të reja të mund të bëhen pjesë e BE.

‘Ka zona ku institucioni shqiptar në tërësi duhet të vazhdojë të punojnë. Lufta kundër korrupsionit është një luftë e përditshme, po ashtu lufta kundër krimit të organizuar të cilin trafiku i drogës po ia ndryshon lëkurën’, tha për Euroneës Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Edhe pse me shumë pengesa, anëtarësimi në Evropë mbetet një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, pikë për të cilën kryeministri Edi Rama theksoi: ‘Për ne, Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, ose nuk është thjesht një bashkim i vendeve të zhvilluara që dëshirojmë, shpresojmë ose ëndërrojmë të bashkohemi. Evropa është ajo që ishte për baballarët themelues, para së gjithash një projekt i paqes dhe bashkëpunimit’.

Kjo është një pikëpamje që mund të zbehet shpejt nëse Evropa nuk i hap dyert e saj për Ballkanin Perëndimor.



Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.