Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E para Europa, pastaj secili prej nesh”, Papa Françesku: Sovranizmi çon në luftë

10:05 / August 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francseku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Sovranizmi është një qëndrim izolimi. Jam i shqetësuar sepse dëgjoj fjalime që ngjasojnë me ato të Hitlerit në 1934. “Së pari ne. Ne… ne’: janë fjalime të frikshme. Sovranizmi është mbyllje. Një vend duhet të jetë sovran, por jo i mbyllur. Sovraniteti duhet të mbrohet, por marrëdhëniet me vendet e tjera, me Komunitetin Europian gjithashtu duhet të mbrohen dhe të promovohen. Sovraniteti është një ekzagjerim që gjithmonë përfundon keq: ajo çon në luftë”.

Ky është pasazhi më domethënës i një interviste të gjatë të Papa Franceskut për të përditshmen italiane “La Stampa”.

Ai shpreh shqetësimin e tij për Europën dhe për fatin e planetit tonë. “Më 29 korrik kemi ezauruar të gjitha burimet e rinovueshme për 2019. Kjo është një situatë emergjence globale dhe duhet të veprojmë menjëherë”, ka thënë Papa.

“Europa nuk mund dhe nuk duhet të shkrihet. Ajo është një bashkim historik kulturor përveçse gjeografik. Ëndrra e baballarëve themelues kishte konsistencë sepse ishte një zbatim i këtij unitetit. Tani kjo trashëgimi nuk duhet humbur”, vijon më tej Ati i Shenjtë.

Për Papa Françeskun gjithçka kalon nga dialogu por gjithnjë e më të shpeshta janë bërë mbylljet politike, kulturore. “Mekanizmi i mendimit duhet të jetë “e para Europa, pastaj secili prej nesh”. Në Bashkimin Europian duhet të flitet, debatohet, njohur. Por ndonjëherë shohim vetëm monologje të kompromentuara. Jo: dëgjimi është i nevojshmë gjithashtu”, thotë ai.

Sigurisht, jashtë vëmendjes së Atit të Shenjtë nuk mund të qëndrojë situata aktuale, të drejtat e emigrantëve.

“Asnjëherë mos harroni të drejtën më të rëndësishme të të gjithëve: atë të jetës. Emigrantët vijnë kryesisht për të shpëtuar nga lufta ose uria, nga Lindja e Mesme apo Afrika. Në luftë, duhet të angazhohemi dhe të luftojmë për paqen. Uria ka të bëjë kryesisht me Afrikën. Kontinenti afrikan është viktimë e një mallkimi mizor: duhet të shfrytëzohet e gjithë imagjinata kolektive. Por në vend të kësaj, një pjesë e zgjidhjes është investimi në ato zona për të ndalur fluksin migrator”, thotë Papa Françesku.

Papa Françesku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.