Kryeministri Edi Rama është duke pushuar në Vlorë me familjen e tij, teksa herë pas herë ka postuar në Instagram foto me të voglin Zaho, por sot foto është më e veçantë.
Kryeministri me bashkëshorten Linda Rama teksa kundrojnë Zahon e vogël që bën not në det. Nuk e dimë nëse e gjithë familja është me pushime, përfshi Gregu dhe Rean, por ama nga fotot duket se Zaho po i shijon pa fund këto pushime.
Vetëm pak ditë më parë Rama postoi një foto kur Zaho hidhen në ujë nga shpatullat e të atit.
Lexo edhe- Rama “lë krizën” në Tiranë, i hyn detit me këmbë me Zahon

