Dy ditë më parë, një zonjë gjeti një foshnjë në limitet e jetës në fshatin Sos në Tiranë.
Foshnja ishte e hedhur në anë të rrugës, e braktisur, e mbështjellë me një çarçaf të bardhë dhe e nxirë e gjitha.
Gruaja që kishte telefonuar policinë, bën me dije se foshnjen e kishte gjetur në derën e shtëpisë së mikes së saj, e cila kishte një fëmijë 3 muajsh.
Ajo ushqeu fëmijën e braktisur me qumshtin e saj të gjirit, por i vogli ishte pa fuqi për të thithur, për shkak të gjendjes aspak të mirë shëndetësore.
Kjo grua, sot kërkon ndërmjetësimin e një imami në Tiranë për të birësuar foshnjen dhe të përkujdeset për të.
