Kënga e Era Istrefit me artistin rus Sayonara Boy është pritur mjaft mirë dhe është pëlqyer nga publiku dhe pse u publikua vetëm në versionin audio.
Por mesa duket Era dhe Sayonara Boy kanë vendosur ta sjellin me klip këtë këngë dhe përgatitja ka nisur. Këtë na bën të ditur këngëtarja Era Istrefi duke postuar disa pjesë nga xhirimi i klipit këtë javë.
E veshur në të shkurtra dhe plot shkëlqim, Istrefi bëri që edhe njëherë gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.
Era është mjaft aktive në muzikë me prurje të shumta dhe koncerte, teksa duket se suksesi në tregun ndërkombëtar për të po vazhdon me bashkëpunime të tilla dhe këngë në gjuhën angleze, të cilat po priten mirë nga publiku i saj.
