Projektet muzikore të verës po publikohen dita-ditës e secila në suksesin e vet. Bashkëpunimi i fundit vjen mes reperes Tayna dhe Dafina Zeqirit, të cilat do të sjellin hitin e radhës.
Kënga do të quhet “Bye Bye”, dhe është realizuar në studion e artistit të kosovar, Cricker.
Burime për Prive.al bëjnë të ditur se ka nisur numërimi mbrapsht për këtë këngë e cila sipas të gjitha gjasave do të publikohet këtë fundjavë.
Në fillim të javës, Tayna publikoi bashkëpunimin me Lyrical Son dhe MC Kresha-n, të cilët e kanë bërë edhe më të bukur këngën ritmike të titulluar “Pasite”.
Kënga u prit mjaft mirë këtë sezon veror duke korrur 3 milionë klikime!
